Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: 368 mijë vaksina falas kundër gripit


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se po garantohet një proces vaksinimi i sigurt dhe efikas kundërt gripit.

Sipas saj do të jepen 368 mijë vaksina falas për grupet e riskuara.

“Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit

368,000 vaksina #falas

Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.” – shkruan ministrja.

Ajo thotë se vaksinimi po vijon për të gjithë personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 60-vjeç. Gjithashtu për personat me dëmtime të imunitetit, pavarësisht moshës që ata kanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *