Vendosni fjalën kyçe....

Messenger me funksion të ri, tashmë do iu njoftojë nëse dikush bën screenshot bisedën


Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty.

Kjo duket të jetë arsyeja pse Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve.

Si funksionon? Shumë thjeshtë – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.

Për ta ç’aktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt.

Përveç kësaj, Messenger tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *