Vendosni fjalën kyçe....

Michelle Obama pranon se nuk e kishte të lehtë të transferonte pushtetin tek Trumpi në 2016-ën: Ai përhapte gënjeshtra raciste për tim shoq


Ish-zonja e parë Michelle Obama ka kritikuar presidentin Donald Trump, për faktin se ai nuk pranon humbjen përballë demokratit Joe Biden.

Ajo ka kujtuar kohën kur ajo dhe bashkëshorti i saj Barack Obama, duhej t’i transferonin pushtetin Trumpit. Michelle Obama thotë se edhe ata e kanë patur të vështirë t’i transferonin pushtetin Trumpit, sepse ai sipas saj përhapte gënjeshtra për të shoqin.

“Donald Trump kishte përhapur gënjeshtra raciste në lidhje me burrin tim që e kishin vënë familjen time në rrezik. Kjo nuk ishte diçka që unë isha gati të falja. Por e dija që, për hir të vendit tonë, duhej të gjeta forcën dhe pjekurinë për të lënë mënjanë zemërimin tim. ”- shkruan ish-zonja e parë, citon Breitbart.

Ajo shton: “Këtë javë, kam reflektuar shumë se ku isha katër vjet më pare. Hillary Clinton sapo kishte pësuar një humbje të vështirë me një diferencë shumë më të afërt se ajo që kemi parë këtë vit. Unë u lëndova dhe u zhgënjeva – por votat ishin numëruar dhe Donald Trump kishte fituar. Populli Amerikan kishte folur. Dhe një nga përgjegjësitë e mëdha të presidencës është të dëgjosh. Kështu që burri im dhe unë i udhëzuam stafet tona të bënin atë që George dhe Laura Bush kishin bërë për ne: të drejtonin një tranzicion të respektueshëm dhe pa ndërprerje të pushtetit – një nga shenjat dalluese të demokracisë amerikane. Ne i ftuam njerëzit nga ekipi i presidentit të zgjedhur në zyrat tona dhe përgatitëm memorandume të hollësishme për ta, duke u ofruar atë që kishim mësuar gjatë tetë viteve të fundit.”

Gruaja e ish-presidentit Obama tha se ajo e ndihmoi zonjën e parë Melania Trump me informacione të dobishme, përshembull si është të jetosh në qendër të vëmendjes së publikut dhe të rritësh fëmijët në Shtëpinë e Bardhë.

Michelle Obama shton: “Unë duhet të jem e sinqertë dhe të them se asgjë nga këto nuk ishte e lehtë për mua”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *