Mbrëmjen e kaluar zyrtarët e zgjedhjeve në qarkun më të madh të Miçiganit dukej sikur nuk do të çertifikonin rezultatin e zgjedhjeve, mirëpo mbrëmë ndryshuan papritur kurs duke e bërë këtë.
Siç shkruan CNN, të martën në mbrëmje u çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
Dy republikanët që bënin pjesë në bordin prej katër anëtarëve të qarkut të Wayne, fillimisht e kundërshtuan çertifikimin e rezultateve dhe ngritën pyetje në lidhje me mospërputhjet midis numrit të votuesve dhe votave.
Por më pak se dy orë më vonë, republikanët u bashkuan me kolegët e tyre demokratë për të çertifikuar unanimisht rezultatet në qark. Breitbart shkruan se kjo ndodhi pasi u ndërpre transmetimi live nga mediet. Joe Biden e fitoi qarkun me më shumë se 148,000 vota.
Kjo ndodhi vetëm disa çaste pasi vetë Trump festoi i vlerësoi dy anëtarët republikanë të bordit se ishin treguar të guximshëm që nuk po certifikonin zgjedhjet, pasi numri i votave kishte dalë më i madh se numri i qytetarëve që ishin regjistruar për të votuar.
“Uau! Miçigan sapo refuzoi të çettifikonte rezultatet e zgjedhjeve! Të kesh guxim është një gjë e bukur. SHBA-ja qëndron krenare!”– shkruante Trump.
Mbi 100 vëzhgues kanë paraqitur dëshmi në lidhje me procesin e numërimit të votave në Detroit, që është pjesë e këtij qarku. Disa kanë pohuar se fletët e votimit janë numëruar shumë herë, fletët e votimit kanë mbërritur natën dhe vëzhguesit janë ndaluar të shohin procesin e përpilimit të tabelës.