Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj lidhur me mësimin me katër turne në shkollat e kryeqytetit.
Zëdhënësja Zhupa ka qenë në shkollën ‘Shyqyri Peza’, në Kombinat, një nga zonat më të prekur anga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ajo tha se në Kombinat nuk është bërë asnjë ndërhyrje për shkollat e dëmtuara nga tërmeti e për këtë arsye nxënësit janë të detyruar të shkojnë në shkollë me katër turne.
“Ndodhemi përballë shkollës ‘Shyqyri Peza’ në njësinë administrative Nr 6, Kombinat. Kombinati ishte një nga zonat më të goditura të Tiranës nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Ende sot banorët vuajnë pasojat, duke zhvilluar mësimin me 4 turne në shkollat e Kombinatit. Pasi për shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti nuk është bërë asgjë për t’i rregulluar. Nuk është bërë asgjë për të filluar rikonstruksionin e tyre, apo shembja e tyre nëse do të mendohet ë përshtatshme për të ndërtuar të reja. Është lënë një vit pa bërë asgjë. Ndërsa paratë tona shkojnë për inceneratoret, për tendera, për PPP korruptive, nxënësit janë të braktisur në mëshirë të fatit, ndërkohë që Veliaj bën konferencierin e tallavave në TV me kaseta të përgatitura.” – tha ndër të tjera Zhupa në denoncimin e saj.