Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria miraton rimbursimin e paketave të barnave për të infektuarit me Covid-19


Këshilli i Ministrave ka miratuar rimbursimin për paketën e barnave që do përdoren për trajtimin në banesë të personave të infektuar me koronavirus.

Forma e rimbursimit të paketës është e përbërë nga dy skema trajtimi siç parashkruhet edhe në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vlera e rimbursimit për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 16 mijë e 50 lekë të vjetra.

Ndërsa vlera e rimbursimit për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 109 mijë lekë të vjetra.

Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *