Një automjet është djegur në orët e vona në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:45 në lagjen “24 Maji”.
Sipas policisë, është djegur një automjet tip “Audi”, i cili ndodhet në pronësi të një vajze 23-vjeçare.
“Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.”- thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.