Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata Amerikane e Mjekësisë e shpall racizmin “kërcënim të shëndetit publik”


Shoqata Amerikane e Mjekëve (AMA) ka votuar për të njohur racizmin si një “kërcënim të shëndetit publik” dhe është zotuar të “punojë në mënyrë aktive në prishjen e politikave raciste”. Disa e kanë brohoritur vendimin, ndërsa të tjerë janë habitur nga kjo lëvizje.

Rregullat e reja të miratuara të hënën, kanë për qëllim luftimin e politikave dhe praktikave raciste në të gjithë kujdesin shëndetësor të SHBA-ve.

“AMA e pranon që racizmi ndikon negativisht dhe përkeqëson pabarazitë shëndetësore midis komuniteteve të margjinalizuara historikisht.”– tha anëtarja e Bordit Dr Willarda V. Edwards gjatë një takimi të Shtëpisë së Delegatëve të AMA-as, citon RT.  Sipas saj, pa ndryshime sistemike “shëndeti i përgjithshëm i kombit do të vuajë”.

Ndër të tjera, AMA u zotua të pranojë “dëmin e shkaktuar nga racizmi dhe paragjykimi i pavetëdijshëm brenda kërkimit mjekësor”, për të inkurajuar kurrikulat e edukimit mjekësor për të promovuar temën dhe për të parandaluar ndikimin e racizmit dhe paragjykimit në inovacionin e teknologjisë shëndetësore. AMA gjithashtu theksoi tre forma të racizmit në kujdesin shëndetësor: “sistemik”, “kulturor” dhe “ndërpersonal”.

Një pjesë e qytetarëve në rrjetet sociale e mbështetën lëvizjen ndërsa të tjerët ngritën dyshime dhe u shprehën të hutuar se pse u gjykua kjo si e nevojshme. Këta e panë si një politizim të shkencës.

“A duhet të bëj një kontroll vjetor për racizëm? A ka dalë një vaksinë?”– komentoi një person me ironi.

 Të tjerët u alarmuan nga lëvizja e AMA-s, duke spekuluar se ajo mund të prishë plotësisht kujdesin shëndetësor, pasi ‘racizmi’ do të interpretohej ndryshe nga secili mjek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *