Presidenti Donald Trump do të kërkojë një rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin Wisconsin të cilin rivali i tij Joe Biden parashikohet ta fitojë me 20,000 vota.
Disa orë para një afati të mërkurën, stafi i fushatës të Trump tha se donte një rinumërim në qarqet Milwaukee dhe Dane, duke pretenduar parregullsi.
Zyrtarët shtetërorë thanë se ata kishin marrë 3 milion dollarë (2.2 milion)) nga fushata Trump për të mbuluar kostot e rinumërimit.
Një rinumërim në të gjithë vendin do t’i kushtonte stafit të fushatës rreth 7.9 milion dollarë.
Trump ende refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe vazhdon të bëjë pretendime të pabazuara për mashtrim “masiv” të votuesve.
Ekipi i tij i fushatës ka ngritur një mori gjyqesh që kundërshtojnë rezultatet në shtetet kryesore, megjithëse zyrtarët e zgjedhjeve thonë se nuk ka prova të parregullsive në masë.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, një Demokrat, parashikohet të ketë fituar votën e popullit me më shumë se 5.6 milion vota – 3.6 pikë përqindje – megjithëse disa vota ende janë duke u numëruar. Në sistemin e kolegjit zgjedhor amerikan që vendos presidencën, ai ka 306 vota kundrejt 232 të Z. Trump.