Mijëra berlinezë kanë dalë në rrugë në qendër të kryeqytetit gjerman për të denoncuar një projekt-ligj që do të përfshijë masat e bllokimit lidhur me pandeminë Covid0-19 në ligjin gjerman. Policia ndaloi disa persona dhe përdori makinat ujëhedhëse kur turma kundërshtoi të largohej.
Mijëra persona u mblodhën në portën ikonike të Brandenburgut, që ndodhet në zemër të Berlinit, pranë ndërtesës së parlamentit të vendit, Bundestag. Protestuesit mbanin tabela që shkruanin; ‘Zgjohu’, ‘Fjala e Lirë’ dhe ‘Për Iluminizmin. Paqe dhe Liri’.
Një person mbante një banderolë me fjalët ‘Merkel duhet të zhduket, demokracia duhet të qëndrojë!’ duke iu referuar kancelares Angela Merkel.
Barrikada të shumta u vendosën për të parandaluar protestuesit që të afroheshin shumë me Bundestagun. Policia u filmua duke ndaluar disa persona.
Oficerët u ankuan se disa demonstrues po shkelnin kufizimet e Covid-19 duke mos mbajtur maska.
Ligjvënësit gjermanë pritet të miratojnë një projekt-ligj të mërkurën që do të shkruajë një listë të gjatë të masave konkrete të karantinës, të tilla si rregullat e mbajtjes së maskave dhe distancës sociale, në ligjin ekzistues të vendit për mbrojtjen nga infeksionet.