Vendosni fjalën kyçe....

Trump shkarkon nga detyra zyrtarin e lartë të sigurisë kibernetike të zgjedhjeve


Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra zyrtarin e lartë të sigurisë kibernetike Chris Krebs.

Përmes një mesazhi në Twitter, Trump e akuzon atë se ka bërë një deklaratë “shumë të pasaktë” kur pohonte se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin të sigurta dhe se nuk kishin ndodhur mashtrime.

Trump ka refuzuar t’ë pranojë humbjen përpara Joe Biden. Fushata e tij ka ngritur një mori gjyqesh në disa shtete, megjithëse zyrtarët zgjedhorë në të dy partitë kanë thënë se nuk shohin prova të parregullsive serioze.

Puna e Krebs në mbrojtjen e zgjedhjeve nga hakerat dhe luftimin e dezinformimit mbi votimin mori vlerësime nga demokratët dhe disa republikanë, por presidenti Trump dhe aleatë të tij nuk bien dakord me të.

Reuters raportoi javën e kaluar se Krebs u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij, se ai priste të pushohej nga puna.

Trump tha se Krebs i kishte siguruar njerëzit në një deklaratë “jashtëzakonisht të pasaktë” se zgjedhjet ishin të sigurta kur në fakt sipas tij kishte mashtrime, duke përfshirë këtu votime nga njerëz të vdekur dhe vëzhgues zgjedhjesh që nuk lejoheshin në vendet e votimit, si dhe gabime kompjterike që kishin çuar votat e Trumpit tek Biden.

Dhjetra ekspertë të sigurisë zgjedhore publikuan të hënën një letër që thoshte se pretendimet e ishin të pabazuara dhe absurde.

Twitter ka vendosur vazhdimisht paralajmërime në postimet e Trumpit, me shënimin: “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *