Spitali i Përmetit është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së Covid-19, pasi disa infermierë të spitalit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin dhe janë future në karantinë.
Sipas “Report Tv”, nga ky spital janë konfirmuar me koronavirus gjithsej 7 infermiere të infektuara, prej të cilave dy janë në laborator.
Si pasojë, spitali është detyruar të funksionojë me staf të reduktuar dhe puna në spital mbetet e cunguar.