Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.
Personi me iniciale B.M., akuzohet për përdhunimin e një të mituri dhe kanosjen e tij për t’i dhënë një shumë të caktuar eurosh.
Sipas policisë, ndaj tij është dhënë masa arrest në burg, ndërsa është ndaluar sot.
Njoftimi
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, nga Sektori i Operacionales, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 47 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur’, kryer në bashkëpunim, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Grupi strukturuar kriminal’.”