Pas kërkesës që PD-ja i bëri KQZ-së për të nisur zbatimin e futjes së teknologjisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka ardhur përgjigja e institucionit në fjalë.
Në një letër drejtuar selisë blu, komisinoeri shtetëror i zgjedhjeve, Celibashi, sqaron se kërkesa e PD-së ka vëmendjen e shtuar të KQZ-së.
Në letër theksohet se të gjitha proceset që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje siç janë identifikimi elektronik i zgjedhësve, votimi e numërimi përmes sistemeve të teknologjisë e projekti për votimin e emigrantëve janë në realizim e sipër.
Celibashi informon se për momentin KQZ-ja është duke vlerësuar kostot e kësaj ndërmarrjeje.