Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk e kam marrë unë kasetën e masakrës së Krushës, akuzat janë sajesa


Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” u përgjigj për akuzat se ka marrë kasetën për masakrën e Krushës në Kosovë.

Basha mohoi kategorikisht të ketë marrë kasetën për masakrën duke theksuar se janë sajesa të gjitha akuzat. 

Kaseta e masakrës është marrë nga Dashamir Peza, apo nga BBC-ja fakt që e ka pohuar edhe vetë. Nuk ndihem i kërcënuar që përsëritet nga kjo historia. Janë sajesa absolute dhe ju i jeni përgjigjur këtyre akuzave”-tha Basha.

I pyetur nëse e ka takuar Milaim Bellanica Basha u përgjigj: “Asnjëherë nuk e kam e takuar Bellanicën. Kaseta është marrë nga BBC-ja dhe është dhe është transmetuar nga dhjetëra media botërore”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *