Prej kohësh, kreu i PD-së, Basha, në takimet e tij të përditshme me gazetarë, qytetarë apo përfaqësues të biznesit është zotuar se bashkë me qytetarët do e shërojë Shqipërinë dhe plagët që i ka hapur qeverisja e kryeministrit Rama.
Një shprehje e tillë përdoret shpesh në postimet e kryedemokratit në Facebook por edhe në komunikimet e tij të drejtpërdrejta me kategori të ndryshme qytetarësh.
Një shprehje të ngjashme, po kësaj here në SHBA është përdorur prej muajsh nga kandidati demokrat për president Jo Biden, nga mbështetës të tij si ish-presidenti Obama e ish-Sekretarja e Shtetit, Clinton si dhe anëtarë të stafit të tij.
‘Është koha për të shëruar Amerikën’, ‘Bashkë do e shërojmë Amerikën’ janë disa nga shprehjet e përdorura nga fushata e Biden dhe vetë ish-zv.presidenti amerikan.
Ndërsa Biden thotë se do e shërojë SHBA-në nga pasojat që sipas tij i ka lënë presidenti Trump, Basha kërkon të bëjë të njëjtën gjë më Shqipërinë e qeverisur nga kryeministri Rama.