Vendosni fjalën kyçe....

Ekspozohen 25 punimet në qendër të Durrësit për ndërgjegjësimin ndaj trafikut të qënieve njerëzore


Qendra Tirana Art po zhvillon në disa qytete të Shqipërisë projektin për t’i thënë stop trafikimit të qënieve njerëzore.

Ky projekt që është shtrirë në disa qytete të vendit  u zhvillua ditën e sotme në Durrës dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e të rinjve mbi parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në ditën e parë u zhvillua trajnimi informues mbi shkaqet pasojat dhe kuadrin ligjor të fenomenit të trafikut të qenieve njerëzore.

Në ditën e dytë pjesëmarrësit në trajnim në bazë të njohurive të marra paraqitën punimet e tyre të hedhura në telajo të cilat u ekspozuan në qendër të qytetit.

Drejtuesja e qendrës Tirana Art, Jona Dividi u shpreh se 25 punimet e paraqitura japin mesazh kuptimplotë sensibilizimi për t’i thënë stop trafikut të qenieve njerëzore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *