649 persona janë gjobitur nga policia me nga 30 mijë lekë të vjetra në mbarë vendin pasi janë kapur pa maskë.
7 prej tyre janë shoqëruar në komisariat për identifikimin e tyre e pas kësaj janë lënë të lirë.
Ndërkohë 3 qytetarë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të vjetra pasi kanë shkelur orën policore duke lëvizur pas orës 22:00.