Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Askujt nuk do i ndryshohet qendra e votimit jashtë vullnetit të tij


Ministri i Brendshëm Lleshaj ka deklaruar ditën e sotme se nuk ekziston asnjë mundësi që të ketë ndërhyrje në listat e zgjedhësvepër zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lleshaj, shkruan se pavarësisht frikës parazgjedhore apo pasigurisë, asgjë nuk i justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga ana e aktorëve politikë

“Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.

Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve.” – shkruan Lleshaj në Facebook.

Ai shton më tej se akuzat lidhur me çështjen në fjalë vijnë nga ata që i kanë vetë dikur këto gjëra ndërsa thekson se asnjë qytetar s’mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë asaj që përcakton ligji.

“Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË!” – mbyll reagimin ministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *