Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Akuzat ndaj meje i demontoi emisioni i zotit Fevziu dhe zotit Baton


Kryetari i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Opinion” mohoi edhe një herë akuzat ndaj tij lidhur me çëshjten për kasetën e Krushes dhe “shtëpinë e verdhë”.

Basha për të mbështetur mohimin e tij mbi akuzat tha se akuzat u demontuan në emisionin e zotit Blendi Fevziu në Tv Klan dhe zotit Baton Haxhiu para disa ditësh.

Por Tv Klan lidhur me akuzat ndaj kryedemokratit për shtëpinë e verdhë dhe kasetën e Krushes u morr një javë me vonesë.

Akuza ndaj Bashës për shtëpinë e verdhë u demontua më herët nga Hashtag.al me publikimin e intervistës së Jose Pablo Baraybar dhe me publikimin e dy videove përgënjeshtruese për masakrën e Krushes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *