Vendosni fjalën kyçe....

Pesë personave në Elbasan e Peqin u shkon formulari i pasurisë


Pesë personave në Elbasan e Peqin u ka shkuar formulari i deklarimit të burimit të pasurisë. Ata janë dënuar më herët për vrasje, pengmarrje dhe prodhim e shitje lëndësh narkotike.

Policia dyshon se pasuria e shtetasve në fjalë është vënë me mjete të paligjshme.

Bëhet fjalë për shtetasit Mustafa Methasa, Dilaver Methasa e Arsen Salla, banues në Elbasan si dhe Ervis Çela e Ardjan Çela, banues në Peqin.

Njoftimi

OFL, 19 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M.M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

D.M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A.S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E.Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

A.Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *