Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: E patolerueshme, vetëm 44 % e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dënohen


Presidenti i vendit Ilir Meta, mori sot pjesë në një aktivitet të realizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve.

Meta evidentoi disa problem që ende shqetësojnë vendin tonë lidhur me këtë çështje, ndërsa u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve.

 “Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardit.

Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve.”- tha Meta.

Presidenti tha se vetëm 40 % e rasteve të abuzimit të fëmijëve marrin dënim të formës së prerë, gjë të cilën e konsideron të patolerueshme.

Ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale.

“Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur.

Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt.”, deklaroi presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *