Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Problemi me Bashën është karakteri se nuk mban qëndrim për asgjë


Kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” deklaroi se problemi me çështjen ndaj akuzave për Bashën ka të bëjë me qëndrimin që duhet të mbajë lideri i opozitës mbi dëshmitë që prezantohen në media.

Më tej Rama u ngacmua nga drejtuesi i emisionit se me pyetjet ndaj Bashës ka i trazuar gjithë Prishtinën e Kosovën, Rama iu përgjigj: Jo nga pyetjet e mia për Bashën, por nga dëshmitë e dëshmitarëve që janë nga Kosova. S’kanë arsye t’i besojnë më shumë Bashës se atij zotërisë që jeton akoma atje ku ka parë masakrën. Edhe deklarimin e Mustafës e lexoj sikur ka lidhje me fokusin e debatit, jo me pyetet e mia për Bashën. Është vetë ngjarja që e krijon debatin ndaj s’kam si i fajësoj mediat. Nuk ka shans të besoj Bashën me shumë se atë njeriun që jeton ende në atë vendin e masakrës.

Ndërkaq kreu i ekzekutivit shtoi se midis dëshmitarit të masakrës së Krushes dhe Bashës nuk ka arsye të besojë kryetarin e opozitës.

Rama shtoi se problemi me Bashën është karakteri i lidershipit që nuk është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë.

Midis atij zotërisë që jeton akoma në vendin e masakrës dhe s’ka arsye në botë që të shpifë, e që s’ka interes të asnjë natyre të dalë në sy të gjithë dynjasë e të sajojë histori që edhe Haradinajt meqë ma përmendët, që s’shquhet të jetë ushtar i së vërtetës gjithnjë, unë zgjedh atë zotërinë. Këtu është fjala e një dëshmitari dhe një politikani jo si gjithë të tjerët, por dekretuesi i opozitës që refuzon të japë shpjegim njerëzor, prej lideri që e mbyll debatin duke thënë s’është lojë, janë mashtrues, e orkestron. Si mundet këtu të besosh Lulzim Bashën? Këtu problemi është i karakterit të një lidershipi që s’është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë. Në kulmin e dështimit të vetë kanë bërë aleat vetë Covid e ka bërë Basha e Meta, kjo është shpresa e fundit për të rrëzuar qeverinë, që të realizojnë qëllimin që s’kanë për t’ja arritur dot”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *