Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shpresoj që Besart Kadia të mos më dalë si Taulant Muka


Kryeministri Edi Rama ka folur për emërimin e Besart Kadisë në pozicionin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Rama në emisionin “Real Story” deklaroi se shpreson që Besart Kadia mos të dalë si Taulant Muka që u emërua si zv,ministër i Arsimit dhe më pas u largua pas një jave.

Kryeministri theksoi se ishte Kadia që u afrua te ai dhe ishte vlerësimi për të dhe dëshira e tij për tu angazhuar që iu dha mundësia.

Rama shtoi se ka dëshirë që të ketë afër njerëz sfidues dhe me mendime të ndryshme.

Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe. Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyre. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora (Taulant Muka) më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrum i thashë bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrum i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besartin Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet. Kam dëshirë të kem afër njerëz sfidues edhe me mendime të ndryshme, bujrum”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *