Vendosni fjalën kyçe....

SPAK bën 4 muaj hetime për qytetarin që i zgjati policit 1 mijë lekë, gjykata merr vendimin


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dënuar një qytetar me 120 orë punë në shërbim të komunitetit pasi e ka gjetur fajtor për tentativë korrupsioni.

Hetimet janë kryer nga Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, e njohur ndryshe me akronimin SPAK.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2020.

Qytetari me iniciale V.M., ka qenë duke ecur me mjetin e tij pa rrip sigurimi. Pasi është ndaluar na një efektiv i Policisë Rrugore, për t’u shpëtuar masave ndëshkuese, ai i ka zgjatur oficerit një kartëmonedhë 10 mijë lekë të vjetra.

Polici e ka refuzuar shumën dhe e ka çuar shkelësin për ndjekje penale. SPAK ka bërë disa muaj hetime lidhur me rastin në fjalë dhe e ka çuar atë për gjykim.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsioni ka vendosur që ta dënojë qytetarin në fjalë nga 7 muaj burg në 120 orë punë në shërbim të komunitetit.

*Foto Credit: Gazetari Arsen Rusta në Facebook


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *