Vendosni fjalën kyçe....

Studimi – Vetëm një postim i Cristiano Ronaldos në Instagram konsumon shumë energji sa dhjetë famije britanike në vit


Një studim mbi ndikimin mjedisor të mediave sociale ka zbuluar se një postim i vetëm në Instagram nga ylli portugez Cristiano Ronaldo për 240 milionë ndjekësit e tij konsumon aq energji sa dhjetë familje të Mbretërisë së Bashkuar.

Ronaldo mbetet figura e vetme më e ndjekur në platformën e mediave sociale, me rreth 35 milionë më shumë ndjekës sesa Ariana Grande e vendit të dytë.

Legjionet e tij të ndjekësve do të thotë që Ronaldo mund të marrë deri në 1 milion dollarë për një postim të sponsorizuar.

Një studim i kryer si pjesë e një hulumtimi nga programi ‘Dispatches’ të Channel 4 përcaktoi se një imazh i vetëm i lëshuar në internet nga Ronaldo shikohet qindra miliona herë dhe ndikimi i tij mund të shihet në rrjetin kombëtar.

“Varet nga parametra të ndryshëm si madhësia e fotografisë, distanca që ajo përshkon në internet dhe vendi ku organizohet.” – i tha emisionit, Dr. Rabih Bashroush i Universitetit të Londrës.

“Sa më shumë pamja udhëton, aq më shumë energji harxhon. Pra, shembulli më i mirë është Cristiano Ronaldo, futbollisti portugez. Ai ka rreth 240 milionë ndjekës. Sa herë që Cristiano Ronaldo poston një fotografi, le të themi një mesatare, që ai imazh të udhëtojë e të shkojë te 240 milionë ndjekësit e tij, harxhon afërsisht rreth 36 megavat / orë. Kjo është e barabartë me shpenzimet e energjisë elektrike të 10 familjeve në Mbretërinë e Bashkuar për një vit. Dhe kjo është për një person, për një postim.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *