Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me raketa kundër ambasadës amerikane në Bagdad, rriten tensionet me Irakun


Një sulm me raketa ka shënjestruar kompleksin e Ambasadës Amerikane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit.

VOA” shkruan se sulmi ka rritur tensionet midis SHBA-vve dhe Irakut, pasi të dy vendet njoftuan tërheqjen e 500 ushtarëve të tjerë amerikanë nga Iraku.

Media irakene raportuan se shtatë raketa të llojit “Katjusha” u qëlluan në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit dhe se ato me sa duket kishin për qëllim kompleksin e Ambasadës Amerikane.

 Në radhët e amerikanëve nuk u raportua për asnjë viktimë, mirëpo zyrtarët ushtarakë irakianë thonë se një fëmijë u vra dhe pesë civilë u plagosën nga sulmi.

Një grup i milicisë pro-iraniane thotë se ka qëlluar me raketa në drejtim të ambasadës në shenjë hakmarrje për arrestimin e tre anëtarëve të saj në qytetin e Falluja, në perëndim të Bagdadit nga amerikanët.

Kryeministri irakian Mustapha Kadhimi u tha gazetarëve të mërkurën se SHBA-të do të tërheqin 500 ushtarë nga Iraku brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Ministri i jashtëm i Irakut e dënoi sulmin me raketa duke e quajtur atë një “akt terrorist


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *