Vendosni fjalën kyçe....

U përfol për foton me Arben Frrokun, konfirmohet në detyrë kreu i SHÇBA-së


Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, i cili e ka gjykuar Rrumbullakun si të pastër në të treja shtyllat e vlerësimit.

Një ndër çështjet kryesore për të cilën u pyet në seancën dëgjimore që u mbajt pak ditë më parë, ka qenë fotografia e tij me Arben Frrokun, personin e akuzuar dhe dënuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt në vitin 2014.

Komisioni e ka cilësuar si “rastësi” fotografinë mes Rrumbullakut dhe Frrokut dhe një grupi tjetër në tavolinë.

Sipas trupës gjykuese kjo foto nuk e lidh kreun e SHÇBA-së me ngjarje krïminale, pasi fotoja është publikuar në vitin 2011 në rrjetet sociale, ndërsa vrasja ka ndodhur në vitin 2014.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *