Një universitet në SHBA do të heqë një gur të madh nga kampusi, pasi studentët janë ankuar duke thënë se guri ishtë një simbol i racizmit. Kjo sepse në një gazetë të vitit 1925 përdorej për të një term diskriminues.
Bëhet fjalë për universitetin e Wisconsin-Madison.
“UW-Madison po ecën përpara në një plan për të hequr një gur nga kampusi pas thirrjeve nga studentët me ngjyrë që e shohin shkëmbin si një kujtesë të dhimbshme të historisë së racizmit në kampus.”– shkruan gazeta Wisconsin State Journal.
Gur prej 70 tonësh njihet zyrtarisht si “Guri i Chamberlin” për nder të Thomas Crowder Chamberlin, një gjeolog dhe ish-president i universitetit.
Mirpëo ky shkëmb është referuar nëpër gazeta shpesh herë se është nxjerrë nga kodra si një “kokëzi”, një shprehje e përdorur zakonisht në vitet 1920 për të përshkruar ndonjë shkëmb të madh të errët.
Breitbart shkruan se Unioni i studentëve me ngjyrë në Wisconsin bëri thirrje për heqjen e shkëmbit gjatë verës. Presidenti Nalah McWhorter tha që shkëmbi është një simbol i padrejtësive të përditshme me të cilat përballen studentët me ngjyrë në një kampus kryesisht të bardhë.