Vendosni fjalën kyçe....

39 kandidatë kalojnë në fazën tjetër në garën për BKH-në, testi i radhës poligrafi


Komisioni i Përzgjedhjes në datë 19.11.2020, mbylli fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

39 kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe  interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë.

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollësishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al)

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar janë të renditur sipas numrit rendor nga 1 deri 39.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *