Një burrë është rrëzuar në rrugë mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut, duke shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin pranë.
Policia ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale apo aksident, por se 67-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
“Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.