Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje OBSH-së të nisë hetimin mbi numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me denoncimin e kreut të PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme se autoritetet kanë fshehur numrin e vërtetë të vdekjeve nga covid-19.

Berisha bën përgjegjës direkt kryeministrin Rama dhe Ministren e Shëndetësisë Manastirliu.

Më tej ish-kryeministri bëri thirrje që të nisë një hetim ndërkombëtar nga OBSH-ja lidhur me numrin e vërtetë të vdekjeve nga koronavirusi.

Postimi i plotë:

Është fshehur vdekja spitalore e 414 të sëmurëve nga Covid19 të dërguar me diagnozën Covid19 në morg nga spitalet.

Po të llogariten vdekjet jashtë spitaleve covid kjo shifër se paku trefishohet!

Të dashur miq, mbrëmë në emisionin Opinion, kryetari i Partisë Demokratike paraqiti dokumente të shërbimit të anatomisë patologjike qe kryen nder të tjera autopsitë e të sëmurëve qe vdesin në spitale dhe saktëson përfundimisht me metodat me të sakta shkakun e vdekjes se pacientit.

Sipas dokumenteve të këtij shërbimi, nga fillimi i marsit të këtij viti deri në fundin e muajit tetor, nga spitalet e Tiranës rezulton se nga covid19 kanë humbur jetën 923 dhe jo 509 të sëmurë siç ka njoftuar Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia.

Këto të dhëna, të cilat vinin direkt nga regjistri i Institutit të Shërbimit të Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore dëshmojnë se dyshja e mësipërme ka fshehur 414 raste të vdekjes në spitale nga covid19.

Me këtë rast informoj publikun se të 414 rastet e vdekura nga covid 19 dhe të fshehura nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia janë dërguar nga mjeket e tyre në morg me diagnozën e covid19 dhe kjo rendon edhe me shume aktin kriminal të Xhahilit të Surrelit dhe të ndrikull Hajnisë.

Por kjo është fshehja, vallja e suksesit mbi kufoma vetëm e rasteve të vdekura në spital nga covid19 sepse numri i të vdekurve me covid 19 jashtë spitaleve është se paku tre here me i lartë se sa ky qe jepet edhe nga shërbimi i anatomisë patologjike.

Disa ditë me pare revista Monitor publikoi të dhënat statistikore të Institutit të Statistikës për vdekshmërinë e përgjithshme për periudhën 1 korrik 31 shtator.

Nga këto të dhëna rezulton se gjatë këtij tremujori, krahasuar me çdo tremujor paraardhës pati 1300 vdekje me shume ose pati një rritje të vdekshmërisë se përgjithshme rreth 25%.

Kjo do të thotë se përveç 923 rasteve të vdekura në spital mund të kemi edhe qindra në mos mijëra të tjera të vdekur nga covid 19 jashtë spitali.

Me të drejtë mund të pretendohet se nga këto 1300 vdekje shtese disa prej tyre nuk kanë origjinën nga covid19. Mirëpo studimet kanë provuar se vdekshmëria nga shkaqe të tjera gjatë pandemisë në tërësi nuk është rritur madje është ulur.

Ndaj dhe ka studime qe vdekjet shtese i kanë gjetur 100% të lidhura me covid19. Madje po të kemi parasysh uljen e vdekshmërisë se përgjithshme gjatë pandemisë jo nga covid19, vdekjet shtese nga nga covid kanë rritje edhe me të madhe.

Mashtrimi me shifrat e vdekjeve jashtë spitalore me covid 19 nisi dhe u denoncua javët e para të pandemisë nga qytetaret digjital nga rrethe të ndryshme të vendit, Tirana, Shkodra, Korça, Kukësi, Elbasani, Tropoja etj.

Në atë periudhe vdekjet jo spitalore të raportuara nga qytetare dixhital ishin 3-4 here me të larta se  ato qe raportojnë Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia, të cilët hidhnin valle suksesi mbi kufomat e viktimave duke fshehur ato.

Duke dënuar si veprimtari të papërgjegjshme kriminale qëndrimin e Xhahilit të Surrelit, mashtrimin, falsifikimin e fataliteteve nga covid19 për të kënduar suksesin makaber mbi shpirtrat e të vdekurve, i bej thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë të nise me urgjence për këto akte tejet të renda një hetim ndërkombëtar në Shqipëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *