Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i Kapshticës dhe kalimi nga Kakavija, Ambasada Shqiptare jep informacione të rëndësishme


Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë të ditura rregullat e lëvizjes në pikat kufitare me shtetin fqinj.

Në një postim në Facebook, Ambasada konfirmon bllokimin e Kapshticës dhe thekson se do të lejohen njerëzit, automjetet, kamionët në Kakavijë në orarin 7:00-23:00 dhe se vijon të qëndrojë në fuqi masa për karantinimin 1 javor. Në rast shkeljeje, do të aplikohet gjobë prej 5000 eurosh.

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kapshticë, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datë 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshtice do të jetë TOTALISHT e MBYLLUR për këmbësorët, automjetet, autobusët dhe kamionët si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë!
1. Ndalohet kalimi në PK Kapshticë. Kushdo që do hyjë nga kjo pikë në territorin grek deri në (20.11) në orën 6:00 duhet të vetëkarantinohet 1 javë.
2. Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Vetekarantinim i detyrueshëm 1 javë pavarësisht shtetësisë. Penalitete: 5000€ në rast shkelje.
3. Orari i lëvizjes në Kakavijë 7:00- 23:00. Limiti 750 persona.
4. Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.
4. Afati i vendimit 20.11- 4.12.2020


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *