Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Akuza e Bashës e pashembullt, nesër u drejtohem shqiptarëve me një mesazh


Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha mbrëmjen e kaluar se qeveria po fshihte numrin e vërtetë të viktimave nga Covidi.

Rama i cilëson akuzat e rivalit të tij “të pashembullta”, ndërsa thoshtë se lidhur me këtë do t’u drejtohet nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë.

Ai thotë se shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen e tij ndaj bluzave të bardha dhe përulet me mirënjohje për mundimin e tyre.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!
Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”– shkruan kryeministri.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Basha publikoi mbrëmë disa të dhëna të përpiluara në një tabelë (që thoshte se i kishte marrë nga morgu), të cilat sugjeronin se vdekjet nga Covid-19 janë 414 më shumë se ato të publikuara nga autoritetet deri në fund të muajit tetor.

Basha tha se nga Marsi deri në fund të Tetorit, në spitalet Covid, kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *