Shtytja e Evropës për më shumë ‘autonomi’ nuk do të bëjë mirë nëse promovon idenë që kontinenti mund të mbrojë veten pa SHBA-në dhe NATO-n, ka thënë ministrja i Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Në një fjalim për studentët në një kolegj ushtarak në Hamburg, Kramp-Karrenbauer vuri në dukje se si SHBA-ja ende sigurojnë pjesën më të madhe të mbrojtjes së raketave balistike të NATO-s, komunikimin satelitor, avionët e zbulimit dhe helikopterët, ndërsa rreth 76,000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në Evropë.
Zëvendësimi i gjithçkaje do të kërkonte dekada dhe kërkon buxhete shumë më të mëdha të mbrojtjes sesa kombet evropiane tani mund të përballojnë, shpjegoi ajo.
Gjermania dhe Evropa nuk mund ta mbrojnë veten pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të Amerikës. Këto janë fakte të qarta. Ne mbetemi të varur nga SHBA-ja për politikën e sigurisë. Ideja e autonomisë strategjike evropiane shkon shumë larg nëse ushqen iluzionin se ne mund të garantojmë siguri, stabilitet dhe prosperitet në Evropë pa NATO-n dhe pa SHBA-në.” – paralajmëroi Kramp-Karrenbauer.