Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me koronavirus kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar me koronavirus. Sipas televizionit “Report Tv”, ai ka rezultuar pozitiv rreth dy ditë më parë dhe ndodhet i vetëkarantinuar në banesën e tij.

Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore me simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në shtëpi.

Në mungesë të Veliut, në drejtimin e policisë është komanduar zv. drejtori Albert Dervishi.

Ky i fundit do të qëndrojë përkohësisht në këtë detyrë, derisa Veliu të rikuperohet dhe të jetë në gjendje të vijojë detyrën në krye të Policisë së Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *