Koronavirusi prek edhe njëherë tjetër futbollin shqiptar. Ekipi i Kukësit, pas trajnerit Skënder Gega ka njoftuar se janë prekur nga Covid-19 edhe dy lojtarë si dhe zëdhënësi i tyre për shtyp.
Sipas njoftimit të klubit, dy lojratër Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj janë izoluar në banesë dhe kanë shmangur kontaktet me pjesën tjetër të ekpit.
“Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.
Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt! #ForcaKukësi”– njofton klubi i qytetit verior.