Vendosni fjalën kyçe....

Mediet pranë Ramës injorojnë denoncimin e Bashës për numrin e viktimave nga Covidi


Mbrëmjen e kaluar, kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë të rëndë lidhur me numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ai publikoi disa të dhëna të përpiluara në një tabelë, që thoshte se i kishte marrë nga morgu, sipas të cilave sugjerohet se vdekjet nga Covid-19 janë 414 më shumë se ato të publikuara nga autoritetet deri në fund të muajit tetor.

Basha tha se nga Marsi deri në fund të Tetorit, në spitalet Covid, kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.

Pavarësisht përmasave të rënda të këtyre akuzave që kreu i opozitës bën, mediet pranë qeverisë e injoruan dhe nuk e publikuan denoncimin e tij, qoftë edhe për ta kritikuar.

“Shqiptarja.com” nuk publikoi mbrëmë asnjë lajm lidhur me këtë, madje as reagimin e kryeministrit Edi Rama. Po kështu edhe “Top Channel”.

Ndërkohë një tjetër medie pranë qeverisë “Tirana Post” e publikoi lajmin vetëm më vonë, pasi kishte një koment nga kryeministri Edi Rama për këtë, i cili ndërkohë ishte në një intervistë në televizionin “News 24”.

Ndërsa gazeta “Tema” e publikoi denoncimin e Bashës shumë shkurt, duke e vënë në dyshim atë me shprehje të tilla si: “ka publikuar disa letra që i cilëson si dokumente”. Të paktën e publikoi.

Por paraditen e sotme, edhe pse nuk e kishin raportuar denoncimin mbrëmë, të njëjtat medie u detyruan të bëjnë një raportim të përgjigjes që erdhi nga një grup mjekësh nga Spitali Infektiv.

Shefja e Infektivit Najada Çomo e cila lexoi deklaratën e përbashkët, u shpreh se bluzat e bardha ishin të habitur nga akuzat e kreut të opozitës, i cili po i cënonte profesionalizmin dhe dinjitetin. Çomo e paralajmëroi kryedemokratin se nëse do përsëriste akuzat, ata do t’i kërkonin Prokurorisë nisjen e hetimeve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *