Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me Di Maion: Arbëreshët dhe emigrantët shqiptarë në Itali ura e bashkëpunimit mes dy vendeve


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio gjatë vizitës së këtij të fundit në Itali.

Meta në postimin e tij mbi takimin e ka falënderuar Di Maion për mbështetjen e Italisë në rastin e tërmetit dhe pasojave të pandemisë si edhe rolin për integrimin evropian të Shqipërisë.

Meta theksoi se ura e bashkëpunimit mes dy vendeve janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali.

Një takim i ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Italia, si dhe shpreha mirënjohjen e thellë për asistencën dhe ndihmat bujare ndër vite, veçanërisht për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe përballimin e COVID-19.

E falenderova për rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë ka përpara shumë sfida deri në përmbushjen e të gjitha kushteve të domosdoshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Urë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *