Rudy Giuliani, i cili është avokati i Presidentit Donald Trump është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale.
Ai u përball të enjten gjatë një konference për shtyp, me një incident lidhur me pamjen e jashtme.
Giuliani kishte lyer flokët, mirëpo në një moment gjatë konferencës kur ai kishte nisur të djersinte shumë, filloi t’i kullojë boja e flokëve në fytyrë.
Literally me watching Rudy Giuliani’s press briefing pic.twitter.com/EI55MCqE4H
— Saint Hoax (@SaintHoax) November 19, 2020
Edhe pse ai u fshi disa herë me letër ishte e kotë. Boja nuk po i hiqej dhe ai as nuk e shihte dot veten se në çfarë gjendje ishte, vetëm vazhdoi konferencën deri në fund.
Trump’s lawyer Rudy Giuliani was sweating so much his hair dye was running pic.twitter.com/zSINOILmKZ
— Cantona’s Collar (@CantonaCollars) November 19, 2020
Giuliani po fliste për zgjedhjet ndërsa akuzonte demokratët se kishin patur një plan “të centralizuar” për të kryer mashtrime me votat në të gjithë vendin.