Vendosni fjalën kyçe....

Pëllumb Pipero: Po s’e tha tamponi, s’e themi dot i vdekur nga Covid


Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, se qeveria po fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin “News24”, Pipero deklaroi se mjekët nuk mund të fshehin vdekjet.

 “Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet.

Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen”, deklaroi doktor Pipero.

Ai ka dhënë përgjigje edhe se përse nuk raportohen si viktima të Covidit disa pacientë, që mund të paraqiten në spital si të dyshuar për Covidin dhe ndërrojnë jetë, por tamponi u del negativ.

“Ka raste për pacientë që për shumë arsye klinikisht shkon Covid, imazherisht shkon Covid, nga ana laboratorike shkon Covid. Por është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative.

Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Nëse klinikisht të shkon për Covid dhe ty tamponi të del negativ, bëhen disa tampon për ta konfirmuar. Unë nuk kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. Nuk e them dot sepse kjo është si të thuash bashkëdakordësimi mbarëbotëror për sa i përket konfirmimit të diagnozës. Diagnoza konfirmohet deri më tani ppërmes tamponit. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Thelbi është që ne vdekjet nuk i fshehim dot.

Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect COVID ose me COVID. Sëmundjet shoqëruese aq sa ka ose nuk ka.
Në rast se unë nuk e konfirmoj pozitiv me tampon nuk them dot COVID. Unë kam propozuar herët që të vëmë suspect COVID duke sjellë ngjashmërinë nga vendet e tjera. Ata i thoshin virozë ose suspect COVID se në fund të fundit virozë është. Arsyetimi nëse ishte ashtu apo kështu lë vend për të diskutuar por është një debat profesional që duhet të vijë në përputhje me direktivat e OBSH”, deklaroi Pipero.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *