Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në këtë vendim pasi kontatoi problem me deklarimin e pasurisë.
KPK tha se ka evidentuar mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, pas dyshimeve për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.
Problem për gjyqtarin Çepele u bë edhe gjendja shëndetësore, pasi ai vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.Ai madje shfaqte vështirësi në ecje dhe u paraqit në seancë së bashku me një përfaqësues ligjor. Çepele pranoi se vuante nga skleroza e shumëfishtë.
Albano Çepele i ka hedhur hapat e parë të karrierës në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar më shumë si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura. Por Gjyakata e Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij dhe Çepele u rikthye sërish në detyrë në vitin 2016.