Vendosni fjalën kyçe....

Pse Hashtag.al refuzon të publikojë foto nga morgu


Nga Hashtag.al

Në Hashtag.al s’do publikojmë foto nga morgu, pasi e konsiderojmë këtë veprim të pamatur dhe si veprim që mund t’i kthehet ne boomerang atyre që i publikojnë.

Arsyet si më poshtë vijon:

Së pari, nuk janë mediat ato që përcaktojnë nëse pamjet e një morgu janë normale apo skandaloze, për sa kohë gazetaret nuk kanë ndonjë njohuri mbi rregulloren standarde të morgut apo protokollet që përdoren në rast mbingarkese pandemie.

Së dyti, vdekja është pjesë e jetës, por duke qenë se morgu është stacioni i parafundit, zakonisht mediat nuk merren me të. Dikush duhet ta bëjë atë punë, pamjet janë të rënda për lexuesit por për punonjësit e morgut është punë e përditshme.

Skandali i denoncuar nga Lulzim Basha mbi shifrat e fshehura nga Covid-19 ka nevojë për hetim ligjor, çdo përpjekje për ta fryrë këtë skandal me pamje morgu të interpretuara në mënyrë jo-profesionale do i kthehen në boomerang atyre që i publikojnë dhe Bashës vet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *