Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Di Maio firmosin marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët, ministri italian flet shqip: Drejt Europës së përbashkuar


Në konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio, u firmos marrëveshja për Krijimin e  Komitetit të Përbashkët të Përhershëm.

Ministri italian tha se ky komision do të rrisë mundësinë tregtare dhe investimet mes dy vendeve.

“Sot kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ngritur një Komision ekonomik të përbashkët i cili do të ngrejë një formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi për të dy vendet tona si dhe për të zgjidhur pikat kritika mes dy vendeve në kuadrin ekonomik”.- deklaroi Di Maio.

Ai gjithashtu tentoi të fliste në shqip duke bërë një urim për shqiptarët: Drejt Evropës së përbashkuar.

“Ne mbetemi të vendosur për të arritur objektivat tona brenda BE që të fillojmë konferencën. Me kryeministrin folëm edhe për cështje që janë të lidhura me pandeminë, vaksinat, por edhe investimet për të dalë nga vështirësia që është në rang botëror. Për këtë do të punojmë bashkë për të gjurmuar edhe planin e investimeve.

Duke parë së bashku drejt një të ardhme që do të jetë rozë nëse e përshkruajmë bashkë këtë rrugë që na ndan nga normaliteti. Do të doja ta përfundoja më një frazë për miqtë shqiptarë. Nuk jam i zoti të flas shqip si Rama flet italisht: “Drejt Europës së përbashkuar”. Është një urim që mund t’i bëjmë njëri tjetrit”, tha Di Maio.

Pas kësaj deklarate, kryeministri shqiptar u përpoq të bënte shaka me ministrin Italian, duke i thënë atij se foli shqip por me dialekt napolitan:  “Një shqipe perfekte me dialekt napoletan”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *