Vendosni fjalën kyçe....

Reuters: BE-ja mund të paguajë mbi 10 miliardë dollarë për vaksinat e “Pfizer” dhe “CureVac”


Bashkimi Evropian mund të paguajë më shumë se 10 miliardë dollarë për të siguruar qindra miliona doza të vaksinave kundër Covidit që po zhvillohen nga Pfizer-BioNTech dhe CureVac.

Kështu raporton sot Reuters, duke iu referuar një zyrtari të BE-së të përfshirë në bisedime.

Sipas Reuters, Unioni ka rënë dakord që të paguajë 15,50 euro (ose 18,34 dollarë) për dozë për vaksinën COVID-19 që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech.

Kjo do të nënkuptojë një çmim të përgjithshëm që shkon deri në 3.1 miliardë euro (ose 3.7 miliardë dollarë) për 200 milionë doza. Kjo shumë mund të rritet deri në 4.65 miliardë euro nëse blihen dhe 100 milion doza të tjera opsionale sipas marrëveshjes.

BE-ja ka rënë dakord veçmas që të paguajë 10 euro (ose 11.84 dollarë) për një dozë edhe për versionin që po zhvillohet nga kompania tjetër CureVac, për një furnizim fillestar prej 225 milion dozash.

Unioni arriti marrëveshjen me CureVac këtë javë për të siguruar furnizimin me deri në 405 milion doza të vaksinës, nga të cilat 180 milion janë opsionale.

Zyrtari i cili foli për Reuters tha se kompania CureVac ishte zotuar të fillonte dërgesat deri në fund të Marsit. Është e paqartë nëse 180 milion dozat shtesë do të kushtojnë 10 apo 12 euro secila. Megjithatë, nën çmimin prej 10 eurosh, blloku do të paguante 4.05 miliardë euro për 405 milionë doza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *