Mbrëmjen e djeshme, kreu i opozitës Lulzim Basha, denoncoi se autoritetet po fshehin numrin e viktimave nga Covid-19.
Madje kreu i PD-së kërkoi që prokuroria të hetojë dhe ballafaqojë shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe atyre që shkojnë në mor.
Por duke se prokuroria nuk ka iniciuar një hetim pavarësisht denoncimit publik të kryedemokratit.
Në një reagim të SPAK për ABC neës thotë se nuk ka kompetencë të hetojë çështje të tilla ndërsa nga Prokuroria e Tiranës shprehen se nuk ka pasur ende një procedim të tillë pavarësisht akuzave publike.
Reagim për akuzat e Bashës pati nga mjekët që trajtojnë pacientët me Covid që përgënjeshtruan kryetarin e opozitës.
Basha në denoncimin e tij me shifra tha se janë fshehur 414 vdekje që nga nisja e pandemisë.