Të shtëna me armë zjarri janë regjistruan në zonën përreth urës së Mifolit.
Të shtënat janë dëgjuar në dy krahët e lumit Vjosë ndërsa policia ka nisur kërkimet për të zbardhur ngjarjen.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit, raporton Report TV.
Ndërkohe sipas burimeve patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit por që edhe nga krahu i Fierit flasin se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.