Vendosni fjalën kyçe....

Avioni luftarak zhduket në ajër, Tajvani ul në tokë flotën


Ushtria e Tajvanit ka vendosur të ulë në tokë të gjithë flotën e avionëve luftarakë ‘F-16’ pasi një avion u zhduk nga radarët ndërsa fluturonte në një mision rutinë stërvitjeje. Incidenti i shtohet një vargu përplasjesh ushtarake në ishull këtë vit.

“Të gjithë 142 avionët ‘F-16’ të Tajvanit do të qëndrojnë në bazat e tyre për kontrollet e pajisjeve” – tha Ministria e Mbrojtjes.

“Unë i kam kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që të bëjë gjithçka për zbardhjen e ngjarjes dhe sigurinë kombëtare.” – u tha gazetarëve, presidenti Tsai Ing-wen.

‘F-16’ i prodhuar nga SHBA-ja u zhduk nga ekranet e radarëve disa minuta pasi u ngrit nga baza ajrore Hualien në bregun lindor të ishullit të martën në mbrëmje. Avioni po fluturonte në një mision stërvitor me dy avionë të tjerë luftarakë.

Ushtria ka nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi, pasi fati i avionit dhe pilotit të tij mbetet i panjohur.

Sipas mediave lokale, ky është incidenti i shtatë që përfshin një ‘F-16’ tajvanez dhe avioni do të ishte aeroplani i katërt ushtarak i vendit që do të humbte këtë vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *