Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ramës iu deshën dy ditë për të manipuluar faktet për vdekjet nga Covid-19, të vërtetën e pamë të gjithë


Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar kryeministrin Rama lidhur me numrin e viktimave nga Covid-19.

Në dy postime në Twitter, Basha, shkruan se kreut të qeverisë iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur e për të manipuluar faktet.

Ai shkruan se e vërteta është parë nga të gjithë duke iu referuar pamjeve të viktimave në morg të publikuara në disa media e në rrjetet sociale.

Basha thekson se ai që gënjen për diçka kaq të ndejshme gënjen për gjithçka e shqiptarët kjanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

“Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!” – shkruan Basha në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *