Vendosni fjalën kyçe....

“Debatet në Shqipëri për Kosovën janë për qëllime elektorale” – Haradinaj


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi mbrëmjen e sotme se akuzat se Basha ka fshehur kasetën e masakrës së Krushës bëhen vetëm për të dobësuar e goditur Shqipërinë e Kosovës.

Ai e pohoi këtë gjë në një intervistë për News24 ku ceku edhe rastin e dëshmitarit, Bellanica.

“T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër çfarëdo vlere të Kosovës të z.Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit se këta po punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto.” – tha Haradinaj.

Lidhur me dëshminë në media të Milaim Bellanicë, Haradinaj tha se nuk kishte njohuri për këtë gjë por dëshmi të tilla për masaktën e Krushës ka shumë dhe s’e kupton zhurmën që po bëhet për këtë çështje.

“Nuk kam ndonjë njohuri dhe nuk e di pse po bëhet gjithë kjo zhurmë. Ne kur kemi qenë në gjykatë, i kemi sjellë po ashtu këto dëshmi. Përgjatë procesit tim, për me i tregu Gjykatës të vërtetën e Kosovës ne i kemi sjellë edhe këto masakra, si zhvillime, se unë s’kam paraqit mbrojtje, por gjatë ballafaqimit me prokurorinë kam shpjeguar Krushat, e shumë të tjera, janë qindra të tjera që i kemi paraqit. Nuk e di, unë mendoj se kjo është një ngjarje mediare tani e krijuar nga dikush për ndonjë qëllim të caktuar, pra çështja e kësaj dëshmisë. Dëshmi të tilla ka me miliona minuta.” – shtoi Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *